LUSHNJE– Dy biznese që dëmtonin shtratin e dy lumenjve, Seman dhe Shkumbin janë gjobitur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Gjoba ndaj tyre është 2 mln lekë, pasi nxirrnin inerte nga shtratet e lumenjve.
IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, bashkia Lushnje konstatoi se njē tjetër subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Shkumbin. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, njofton IKMT.