Një 47-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është konstatuar nga policia e Beratit se ka nxjerrë pllaka guri dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale S. Gj.(B.D)., 47 vjeç, gjatë kontrollit i janë gjetur pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të kundraligjëshme në Malin e Tomorit.
Ndërkohë, policia bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e krimeve mjedisore.
Njoftimi i Policisë/ Berat
Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin:
- Gj.(B.D)., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një ambient të hapur i janë gjetur pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të kundraligjëshme në Malin e Tomorit, nga ky subjekt i cili rezulton i palicencuar.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.