Nxorën informacionin sekret, pezullohen 2 oficerë të Krimeve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda janë pezulluar nga detyra, për shkak të daljes së informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve, që u gjetën në aksin Elbasan-Papër.

Janë pezulluar zyrtarët E. Gjyli, me detyrë specialist krimesh, dhe inspektori E. Hoxha, të cilët dyshohet se nxorën informacionin sekret për aksionin policor të realizuar pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur ndaj dy vëllezërve Baho, më 1 korrik të këtij viti.

Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe RENEA nisën kontrollin e banesave dhe territorit përgjatë aksit Elbasan-Papër, ku gjatë kontrollit në ambientet e karburantit “Elido Petrol” u zbulua një sasi e madhe armatimi, që dyshohet se i përkiste një grupi të mirëorganizuar kriminal në Elbasan.

Të paktën 17 armë  janë sekuestruar në këtë bazë nga policia e Elbasanit dhe janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktilografik në institutin e policisë Shkencore. Pritet që nga hetimi të zbardhen mjaft ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan vitet e fundit, ndërsa shtetasi Ilir Beko, që kishte në përdorim ambientet ku u gjet armatimi, është shpallur në kërkim.

Zjarr Tv Ad