Nxori emrat e pagat e këshilltarëve të Veliajt, Genc Sejkos i bllokojnë Facebook-un

0
443
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bllokohet llogaria në rrjetet sociale e njeriut të memeve siç njihet ndryshe Genc Sejko. Bllokimi është bërë menjëherë pasi Sejko ka publikuar në profilin e tij një foto të pagave të këshilltarëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, foto të cilën e shoqëron edhe me statusin: Për çfarë i duhen kryetarit të Bashkisë 20 këshilltarë, kur në fund do bëjë atë që i thotë Rama?

Menjëherë pas këtij postimi, Sejkos i ka ardhur një njoftim se në llogarinë e tij tanimë as nuk mund të postohet apo të komentohet më për shtatë ditët në vijim, për shkak se ka thyer standardet e sigurisë së komunitetit.Llogaria e bllokuar e Genc Sejkos

Sejko ka nxjerrë emrat e 20 këshilltarëve të Veliajt, që sikurse shihet në tabelën e publikuar nga ai, marrin nga mbi 1 milion lekë në muaj, para këto që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për të mbajtur ‘gjallë’ një staf të mbifryrë.

Në këtë listë vëmë re emra si Monika Lubonja, këngëtarja Eneda Tarifa, Spiro Koleka apo edhe ish-këshilltarja e Spartak Ngjelës, Enida Çapi.

Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘whatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

Zjarr Tv Ad