“O ba pse ha luani karrota”- Deputeti i PD i tregon kryeministrit historinë me të birin, Rama: E paske çun qyteti,s’njeh kafshët! Sille tek djali im të…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Komisioni Hetimor vendosi të bënte disa minuta pushim, pas 4 orësh marrje në pyetje të kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka replikuar me deputetin e PD, Helidon Bushati.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama.al, deputeti demokrat i tregoi Ramës historinë e të birit i cili e pyeste se “përse luani në Kopshtin Zoologjik në Tiranë ha karota”, duke shtuar se edhe “luanët i kanë bërë vegjetarianë”. Por, kryeministri e ironizoi duke thënë se “akoma nuk ka ardhur luani në Tiranë”, duke i kërkuar Bushatit ta dërgojë djalin tek i biri i tij, Zaho, në Surrel që të njohë kafshët.

Helidon Bushati: Erdhi djali para 2 javëve më tha pse ha luani karrota, këtu në Tiranë, e keni bërë edhe luanin vegan…

Edi Rama: S’ka luan akoma. Akoma nuk ka ardhur luani, kështu që djalin e paske djalë qyteti nuk njeh kafshët, bjere tek çuni im të njohë kafshët…

Helidon Bushati: Kur ke qenë ti, termi vegan nuk ka ekzistuar.

Edi Rama: Se unë thoja vegjetarian, jo për gjë..

Zjarr Tv Ad