‘O Hajdut të vijë turp nga vetja!/ Shqiptari ia “plas” në fytyrë Ramës në Britani. Shikoni reagimin e kryeministrit

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk do e priste një protestë nga një shqiptar në Britani, por kështu ndodhi gjatë vizitës së djeshme. Fjalë fyese nga shqiptari i revoltuar u thanë ndaj Ramës, e ky i fundit nuk u shqetësua aspak.

Teksa ishte duke zbritur nga mjeti i cili e shoqëronte, Rama u fut në anën e pasme të godinës ’10’. Por, aty e priste një shqiptar, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante ‘Edi Rama’.

Sapo Rama zbriti nga makina, shqiptari bërtet me të madhe ‘hajdut’, e më pas e cilëson kreun e shtetit shqiptar kriminel. Dosja.al ju sjell edhe video nga ky moment:

‘O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu’

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama u takua me Rishi Sunak. Konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe. Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

 

Zjarr Tv Ad