O kob i zi i kombit shqiptar/ Busullën nuk ta mori Europa por krimi, droga dhe korrupsioni o krenari më i poshtëruar i planetit!

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





  • Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një shënim ne profilin e tij në fcb, e ka  cilësuar Ramën si një kob të zi për kombin shqiptar, që u rrënoi shqiptarëve projektin e integrimit në BE.

  • ‘O Kob i zi i kombit shqiptar

  • Miq, Edvin Mafia, njëlloj si skizoidi që nuk mban asnjë pergjegjësi, akuzoi Europën se i kishte marrë busullën tek lundronte në det paçka se nuk plotësoi asnjë nga 7 kushtet e vendosura në takimin e Luksemburgut në Këshillin e Ministrave të dt 26 qershor 2018, gjë që detyroi mbi gjysmën e vendeve të BE të refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

  • Me këtë rast le ti themi këtij kobi të zi të kombit shqiptar që u rrënoi shqiptarëve projektin e integrimit në BE se busullën nuk ta mori Franca, atë nuk ta morën shumica apo gjysma e vendeve anëtare të BE që votuan kundër Qeverise dhe narkoshtetit tënd. Jo dhe jo! Franca dhe mbi gjysma e vendeve të BE qe nxorën kartonin e kuq për ty, qeverinë dhe shtetin tënd të mafies së drogës në këto dekada, direkt apo nëpërmjet institucioneve ndërkombetare ndihmuan me qindra milion euro Shqipërinë. Ato të gjitha votuan për pranimin e saj si anëtare të NATO-s, heqjen e vizave, të pranuan kerkesën për anëtarësim në BE dhe të dhanë statusin e vendit kandidat që ti e bllokove dy vite më radhë.

  • Por Busullën e Integrimit e hodhe vetë në det o monstër, për të fshehur drogën, krimin, kriminelët, vjedhjet plaçkë dhe trofet e trafiqeve me të cilat ti ke mbushur anijen o krenari më i poshtruar i planetit!

  • Miq, çdo shqiptar sot më shumë se kurre duhet çdo mengjes të pyes veten se çfarë mund të bëjë më shumë për të qëruar këtë kob të zi të kombit shqiptar nga pushteti dhe rikthyer vendin në drejtimin e integrimit Europian. Sb

Zjarr Tv Ad