Ylli Manjani: O Komisioni i Rithemelimit!
E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit. Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!!
Ushqimet nuk preken me dorë. Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize eehe më të madhe.
Borxhi publik në drejtim të paditur. Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit. Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm.Shteti e drejtësia janë një me pushtetin. Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë…
Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret. Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun!Ikën ata! Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika.