“O maskara, edhe po e shkretove s’do të ndërtosh dot”, Peleshi mesazh zjarrvënësve të qëllimshëm: Zona do ri-pyllëzohet, qoftë edhe pas 100 vitesh kur ta ketë mundësinë Bashkia

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që vendosin zjarr të qëllimshëm në Karaburun, me qëllim që të hapin toka të reja, qoftë për ndërtime, qoftë për kullota.

Peleshi tha se nuk ka asnjë shans që zona që ka qenë e pyllëzuar të përdoret për ndërtime, pasi sipas tij Bashkitë e kanë të përcaktuar qartë vijën e tyre të gjelbërt.

Pesimist duke ministri kur është fjala për të ripyllëzuar zonat e djegura, kur tha se Bashkia do ta bëjë këtë, qoftë edhe pas 100 vitesh, kur t’i jepet mundësia.

“Nëse e keni fjalën për legjislacionin unë nuk jam ministri përkatës i fushës, do ua them. Kam njohurinë që tiu shpjegoj që këto sipërfaqe nuk kthehen dot në trualle për tu ndërtuar, pasi çdo bashki ka hartën e gjelbërt.

Do të thotë që edhe në rast se e shkreton o maskara, nuk e kthen dot në truall, kur ta ketë shansin Bashkia edhe pas 100 vitesh ndoshta, do ta kthejë sërish në zonë të pyllëzuar. Nuk mund të ketë më ndërtime pa leje.

Kam informacionin se shumë e japin për kullota, i kam kërkuar ministrit të brendshëm që të gjithë ata që kanë interesa kullotash në këtë zonë dhe në të gjithë Shqipërinë të investigohen”, tha Peleshi.

Zjarr Tv Ad