“O paguaj, o vdis”- Tritan Shehu në Kuvend: Shëndetësia e Rilindjes e detyron qytetarin të japë para edhe për urgjencat mjekësore! Bluzat e bardha, të përbuzura

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka deklaruar ditën e djeshme në Kuvend se sistemi shëndetësor është më i godituri nga buxheti.

Ai është shprehur se qytetari detyrohet të paguajë te privati edhe për procedura të urgjencës mjekësore.

“Mjeket e personeli jane te perbuzur e nen paguar. Eshte sistemi shendetesor me i nen finacuari ne Rajon e Kontinentin europian.

Mbi 50% te shpenzimeve e paguan qytetari nga “xhepi”, edhe se eshte i siguruar”, u shpreh Shehu.

Pjesë nga fjalimi i Tritan Shehut

Shendetesia e Rilindjes: “O paguaj o vdis”!

Fjala ne Kuvend.

Kushdo qe tenton te cenoje Parlamentin godet demokracine.

Ndryshimet ne Buxhet sot jane shembelltyre e vete Buxhetit.

Anti social, anti popullor!

Sistemi shendetesor me i godituri e i diskriminuari nga Buxheti.

Maxhoranca udhehiqet per qytetaret nga lejtmotivi:

“O paguaj o vdis!”

Keshtu e ka katandisur shendetesine tone!

Niveli i rimbursimeve nder me te ultat ne Bote.

Qytetari detyrohet te drejtohet tek privati duke paguar edhe per procedura te urgjences ekstreme.

Mjeket e personeli jane te perbuzur e nen paguar.

Eshte sistemi shendetesor me i nen finacuari ne Rajon e Kontinentin europian.

Mbi 50% te shpenzimeve e paguan qytetari nga “xhepi”, edhe se eshte i siguruar.

Dhe atij i ofrohet nje sherbim shume nen nivelin europian, medikamente te origjines te pa sigurte etj.

Eshte nder sistemet me anti social qe egzistojne ne rruzull

Zjarr Tv Ad