“O të pafytyrë, vetëm Enver Hoxha ju vinte hakut juve”, ish-ministri nxehet keq me ndjekësit në Facebook: Ikni menjëherë, tani!

0
441
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani e ka humbur durimin me ndjekësit në FB, që sipas tij komentojnë në faqe të tjera kundër tij.

“Të gjithë ata të pafytyrë që kanë kërkuar miqësinë time në FB dhe e kanë marrë, por që komentojnë deri edhe në fyerje, lart e poshtë nëpër faqe të tjera virtuale për punën dhe profesionin tim të avokatit, të largohen menjëherë nga miqsia me mua! Menjëherë! Tani” – shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Të gjithë ata të pafytyrë që kanë kërkuar miqësinë time në FB dhe e kanë marrë, por që komentojnë deri edhe në fyerje, lart e poshtë nëpër faqe të tjera virtuale për punën dhe profesionin tim të avokatit, të largohen menjëherë nga miqsia me mua!

Menjëherë!

Tani!

Ikni nga unë dhe thoni çfarë të doni lirisht me atë çyryk moralin që përpiqeni të shisni!
Mos mbani miqësi me njerëz që i përflisni pas krahëve, o të pafytyrë!

Oj, oj nuk duhet të punojmë në profesion tani se nuk janë dakord disa parazitë e hajvanë, që në fakt duan në krye Enver Hoxhën. Ai u gjeti telat këtyre kur ua hoqi me avokatë e me të tëra dhe i mbyllte nëpër burgje e kampe përqendrimi!

Bah!

***

Dhe nuk kam ndërmend t’i spjegoj askujt punën e avokatit.

Kam qenë jam dhe mbetem avokat edhe kur punoj në shtet,edhe kur mbroj interesin publik që pakkush e bën edhe nga ata që paguhen nga taksat tona për ta bërë.

Se politika që votohet nga çyrykmoralistët e FB nuk i do avokatët në politikë.

Por e dini çfarë?

Kam filluar të kuptoj gjithnjë e më shumë se avokatia e interesit publik, të një publiku që nuk ka interes është kohë e humbur, për fat të keq…

Meqë vijojnë ende disa autobote morali të shfryjnë moral kundër punës sime si avokat, pas një reflektimi të thellë, gjeta një gabim tek vetja:

Kam refuzuar shumë klientë të majmë në punën time. Kam bërë gabim, e pranoj!

Botet e moralit më dhanë një ndihmë të madhe.

Ndaj, që sot, derën time e kanë të hapur të gjithë të dyshuarit apo personat nën hetim, të majtë e të djathtë qofshin. Nuk kam ndërmend t’i rrefuzoj më.

Nuk mbroj askënd për ç’ka bërë, por i ndihmoj ligjërisht me sa di e me sa mundem.

Çdokush është i pafajshëm deri sa ti provohet fajsia.

Në daç t’i pëlqejë, në daç jo moralit të boteve që shfryjnë në rrjete sociale. Kjo është Kushtetuta,morali më i lartë i shoqërisë.

Byrëm!

***

Dhe njëkohësisht nuk kam ndërmend të ndaloj komentin publik të çdo çështje që lidhet me politikën,demokracinë, shtetin, drejtësinë dhe shoqërinë në tërësi. Nuk jam as pushtetar, as opozitar. Jam thjesht qytetar i lirë.

Kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanal, por ska shanc të më kërkojë hesap pse shpreh mendimin tim në publik.

Byrëm kush do të bëjë debat mbi ide dhe me etikë.

Kush do të shajë, fyejë e shpifë të marrë mbrapsht atë që s’thuhet.

Zjarr Tv Ad