“O vëlla, jemi shokë”/ Fedez takim me Erion Veliajn, merr dhuratën simbolike nga kreu i Bashkisë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fedez, ka performuar mbrëmjen e djeshme në ‘Sunny Hill Festival’. Ai është një nga emrat kryesorë ndërkombëtarë që janë ftuar në Festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj për herë të parë në Shqipëri. Por, përpara se të dilte në skenë Fedez ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, Dukagjinin dhe artistin italian Tananai.

Kryebashkiaku ka ndarë fotot e takimit në rrjetet sociale ku mes të tjerash duket se ai i ka bërë disa dhurata simbolike atyre e po ashtu u ka treguar pak nga Tirana.

“O vlla, jemi shokë! Kur i takova dje, @fedez dhe @tananaimusica më premtuan se do ta ndiznin natën e parë të @sunnyhillfestival . Dhe e mbajtën fjalën, apo jo?  Nata e dytë sot, plot yje të muzikës do të ngjiten në skenë. Energji e paparë!”-shkruan Veliaj krah fotove.

Zjarr Tv Ad