‘O yll, o jetë, o vdeksha unë për ty’! I rrethuar nga balerinat, Luizi ka diçka për t’i thënë Kiarës

0
587
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një festë beqarie për Luiz Ejllin. Situata në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është bërë mjaft e ‘nxehtë’ pasi të pranishme ishin edhe disa balerina.

Në festën e Luizit nuk munguan as disa prej ish-banorëve si Qetsori, Sabiani, Gerti, Ronaldo, Lorenci dhe Beati.

E teksa këngëtari ka kërcyer dhe shijuar pafund festën e organizuar posaçërisht për të, ai nuk ka ndenjur pa përmendur partneren e tij, Kiara Tito.

“O Kiara, o yll, o jetë, dektë Luizi për ty, vdeksha unë për ty”, thotë Luizi para kamerave.

Kujtojmë se moderatorja ka bërë mbrëmë një postim në “Instastory”, ku me shaka shkruan se duhet ta fusin menjëherë në shtëpi.

Zjarr Tv Ad