Vijon të jetë në qendër të vënendjes i riu Indrit Çelaj.
26 vjeçari humbi jetën pas plumbit që mori në kokën teksa ishte duke montuar një kondicioner në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku pas një konflikti të çastit, 26 vjeçari mbeti i plagosur, por ndërroi jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar revoltë mes qytetarëve, ndërsa nuk mungojnë as poezitë dedikuar të riut.
Një prej poezive që po qarkullon në rrjetet sociale:
“Largoju..
O zogu i kopshtit tem,
Per ty pranvera asht ne nje vend tjeter .
Ketu foletê u prishen per çdo shpend,
Dhe shpresa, vdiq e vetem”.
Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, e kanë plagosur rëndë këtë të fundit.