“O Zot, o Perëndi, të kesh shkolla me gropa skeptike është e pafalshme” – Lapsusi i Rakip Sulit bëhet viral (Video)

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kamzës Rakip Suli ka bërë një lapsus teksa komentonte fitoren e tij në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë në News24, teksa fliste për arritjet në drejtimin e bashkisë së Kamzës, Suli, thotë në fund të saj se ‘të kesh shkolla me gropa skeptike në vitin 2019-2020 është e pafalshme’ duke ngatërruar fjalën ‘skeptike’ me ‘sepktike’.

Lapsusi i Sulit është bërë viral në rrjetin social TikTok, ku videoja është shpërndarë nga shumë llogari.

“Ne zgjedhim shërbëtorin, ne zgjedhim personin që më ka krijuar kushte për fëmijën ne çerdhe, ne zgjedhim shërbëtorin që ka krijuar kushte në kopshte. Ne zgjedhim shërbëtorin që ne sot e çojmë fëmijën me shumë dëshirë në shkollë. O Zot, o Perëndi. Mbaje mend se je gazetare. Të kesh shkolla me gropa skepktike në vitin 2010-2020 është e pafalshme. Kushdo kryetar bashkie qoftë.” – tha Suli.

Zjarr Tv Ad