“O Zot!”, Ramës i prish ‘skenarin’ qytetarja: Ke hyrë ilegalisht

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua i ka prishur disi skenarin kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorë të Fierit sot në mesditë. Ndërsa Rama po priste të flisnin disa qytetarë që kishin marrë zgjidhje nga platforma “Shqipëria që duam”, një grua ka marrë mikrofonin dhe ka folur duke përgëzuar kryeministrin.

Pasi e ka kuptuar se zonja nuk do fliste për shqetësimin, Rama i ka kërkuar të ulet dhe ka njoftuar se kishte hyrë ilegalisht në skenë.

Rama: Ja zonja këtu, thuaje rastin
Qytetarja: Përshëndesim kryeministrin Edi Rama. Faleminderit që ka ardhur. Jemi anëtarë partie, votën do ia japim këtij. Kush i ka inat këtij i marrtë të keqen këtij. Ky u bëftë 100 vjet.
Rama: Fol për çështjen, lëre votën.
Qytetarja: Ti u bëfsh 100 vjet kryetar shteti në Shqipëri. Sikur të kishe ardhur para 10 vjetësh do ishte mirë shumë Shqipëria. Falënderoj Armando Subashin, e kemi kryetar bashkie…
Rama: Fol për çështjen tani.
Qytetarja: Më mirë se ka punuar nuk ka. Fierin e ka bërë Amerikë, fshatrat bashkë me Xheladin Malajn.
Rama: Ore ti nuk je e platformës, ke dalë vetë për të mbajtur fjalime! Shko ulu atje. O Zot, ulu-ulu atje. Nuk është e platformës, ka dalë vetë. Ka hyrë në mënyrë ilegale. Unë thashë ça po thotë. O Zot! Po si na hyre kështu. Apo ke parë ata në parlament. Prandaj ikën nga parlamenti ata se donin të merrnin fjalën pa leje.
Zjarr Tv Ad