Me një kapelë babagjyshi në kokë dhe me një thes dhuratash, ai kënaqi jo pak pacientët në spitalin kombëtar të fëmijëve, ku ndau pako dhe shumë përqafime.
“Dua t’ju falenderoj ju të gjithëve”, tha Obama në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter, duke iu drejtuar stafit që e priti me brohoritje.
“Pata shansin të bisedoj me disa nga këta fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, mund ta imagjinoj si është të kesh infermierët dhe stafin, dhe mjekët, që kujdesen për to. Kjo është gjëja më e rëndësishme këtu”, deklaroi Obama.
Presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës jeton ende në Uashington. Vitin e kaluar ai u vesh si babagjysh i vitit të ri për të vizituar nxënësit e një shkolle të mesme në Boys & Girls Club në kryeqytet.