OBSH inspekton spitalin COVID-2/Dr. Menne pyet me hollësi për shtretërit dhe pajisjet

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dr. Bettina Menne, Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë, vizitoi të mërkurën spitalin COVID2 – spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” Sanatorium – në Tiranë dhe pati një diskutim të thelluar me drejtorin e këtij spitali, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Dr. Menne u informua në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.

Drejtori i Spitalit COVID2, Prof. Dr. Kapisyzi i shpjegoi përfaqësuesve të OBSh-së se si kjo njësi ia ka dalë të rrisë numrin e shtretërve, hapësirat e nevojshme, kapacitetet e shërbimit dhe stafin, tërësisht të dedikuar për rastet me COVID-19: “Ne planifikojmë të rrisim sa më parë kapacitetet e njësisë së terapisë intensive” – tha Dr. Kapisyzi.

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSH-së, Dr. Bettina Menne pyeti hollësisht për menaxhimin e rasteve klinike dhe të protokolleve të përdorura për pacientët.

Në takim u diskutuan edhe nevojat për burime njerëzore, planet e kapërcimit të gjendjes, mundësitë për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera diagnostike të disponueshme në spital.

Ekipi i OBSH-së vizitoi gjithashtu edhe pavionin e COVID-19 si dhe njësinë e terapisë intensive.

Zjarr Tv Ad