OBSH lëshon alarmin: Dështojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e fruthit

0
4

“Përpjekjet për të ndaluar përhapjen e fruthit po dështojnë me numrin e rasteve në të gjithë botën që është rritur me thuajse 50 % vitin e kaluar”. Kështu ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetin bazohet tek të dhënat paraprake që tregojnë tendencën shqetësuese të rasteve të fruthit në nivel global, përfshirë edhe vendet e pasura ku vaksinimi ka qenë historikisht në nivele të kënaqshme.

“Kur shifrat flasin për një rritje prej 50 %, është e thjeshtë të kuptohet se po ecim në drejtim të gabuar. Të dhënat tregojnë një rritje të qenësishme të rasteve të fruthit dhe po e shohim këtë në të gjitha rajonet”, thotë Katherin O’Brien, WHO.

Vendet kanë kohë deri në prill të raportojnë rastet e fruthit të regjistruara në 2018 në organizatën botërore të shëndetit, por agjencia thotë se të dhënat e deritanishme tregojnë se rreth 229 mijë raste janë raportuar deri më tani, krahasuar me 170 mijë që ishte shifra e 2017.

Gjatë vitit të shkuar, sipas OBSH, fruthi i ka marrë jetën rreth 136 mijë personave në të gjithë botën. Edhe Shqipëria, sipas të dhënave të OBSH, ka një numër të konsiderueshëm rastesh fruthi, duke u renditur e nënta mes vendeve evropiane, me Ukrainën që kryeson në kontinent.