OBSH: Nevojiten 4.3 miliardë dollarë për vaksinat e vendeve në nevojë…

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se nevojiten veprime dhe para, në mënyrë që vaksinat të jenë të disponueshme në të gjithë botën, tani që ato po miratohen në vendet perëndimore.

Gjatë informimit për pandeminë në selinë e OBSH-së në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përshëndetur faktin që Britania ka filluar të vaksinojë qytetarët e saj dhe që Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, nuk do të vonojnë ta bëjnë këtë. Ai tha se; të kesh vaksina të sigurta dhe të mira për diçka që ishte krejtësisht i panjohur një vit më parë, kjo është një “arritje mahnitëse shkencore”.

Shefi i OBSH-së, ka vënë  në dukje se do të ishte një arritje edhe më e madhe, nëse të gjitha vendet do të kenë qasje të barabartë te këto vaksina. Zoti Tedros tha se; agjencia e OKB-së ka punuar shumë gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që të merrte angazhime politike, nga udhëheqësit botërorë për qasje të barabartë te vaksinat, ku ka shtuar se; dëshiron t’i shohë këto angazhime të përkthyera në veprim.

Gjithashtu ai tha se; OBSH-së i duhen 4.3 miliardë dollar, për të siguruar vaksina për vendet në nevojë dhe u bëri thirrje donatorëve, të ndihmojnë për të plotësuar financimin e munguar.

Drejtori i Përgjithshëm tha se; organizata po punon me partnerët e saj në mënyrë që vendet në zhvillim, të kenë infrastrukturën e duhur për shpërndarjen e vaksinave te popullatat e tyre. Zoti Tedros tha se OBSH-ja, përmes projektit të saj të bashkëpunimit për vaksinat COVAX dhe 189 vendeve pjesëmarrëse, ka siguruar gati një miliard doza të tre vaksinave të mundshme.

Por ai ka theksuar se; mbyllja e hendekut në financim është thelbësore, për të siguruar mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën.

“Ne të gjithë kemi parë imazhe të njerëzve që vaksinohen. Ne duam t’i shohim të njëjtat imazhe në të gjithë botën, kjo do të ishte një shenjë e vërtetë solidariteti”, është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad