ODIHR : Presim detaje nga Këshilli Politik

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OSBE-ODIHR ka reaguar pas propozimit të Partisë Demokratike për marrjen e opinionit të këtij institucioni, lidhur me koalicionet parazgjedhore.

OSBE thotë se ka mbështetur Këshillin Politik dhe se do vazhdojë ta bëjë diçka të tillë.

Por, ky institucion sqaron se shpreson të marrë detaje nga këshilli në mënyrë që të ofrojë ndihmë për këtë çështje.

Reagimi i OSBE-ODIHR:

‘Ju mund të jeni të vetëdijshëm se ODIHR mbështeti punën e Komisionit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin, dhe shpresojmë të marrim detaje nga Këshilli në lidhje me aktivitetet e tij, në mënyrë që të japim një ndihme konkrete.

Si gjithmonë, ne jemi gati të mbështesim Shqipërinë në adresimin e rekomandimeve elektorale të ODIHR-it.’

Zjarr Tv Ad