Oerd Bylykbashi: Durrësi ka 22 vjet që vidhet nga PS, Shtëpia e Lirisë fiton më 6 mars

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, me anë të një postimi në “Facebook” ka shpërndarë foto nga tubimi me qytetarët e Durrësit.

Bylykbashi thekson se Durrësi ka 22 vjet që vidhet nga PS, duke shtuar se Shtëpia e Lirisë fiton më datë 6 mars.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Ka 22 vjet që është vjedhur Durrësi nga qeverisja e Partisë Socialiste. Në këtë fushatë ne jemi së bashku në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Ne duhet të kthejmë vlerat e lirisë që ky pushtet socialist i ka cenuar.

Ja ku jemi këtu, bashkë, baza e PD dhe qytetarët e thjeshtë pavarësisht Lulzim Bashës që të fitojmë me 6 mars.

Në këto ditë që na mbeten jam i sigurtë që ne do të bejmë maksimumin që alternativa “Shtëpia e Lirisë” të triumfojë.

Me zotin Ardian Muka, oferta që i bëjmë qytetarëve Durrsake, është oferta më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.

Zjarr Tv Ad