“Ofelia që ke në shtëpi”, Mesila Doda i përgjigjet Ramës: Do kryej çdo akt ligjor të të dërgoj prapa hekurave

0
1805
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një reagim në rrjetet sociale, Doda thotë se nuk ka në plan ta lidhë Ramën me zinxhirë, siç tha ai, pasi kjo është detyrë e “Ofelisë”, (e dashura e Hamletit në tragjedinë e famshme referuar Linda Ramës)

Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Rama e quajti sot Dodën, “Dezdemona”, personazhin e William Sheakspeare, dhe sot ajo i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.  Në një reagim në rrjetet sociale, Doda thotë se nuk ka në plan ta lidhë Ramën me zinxhirë, siç tha ai, pasi kjo është detyrë e “Ofelisë”, (e dashura e Hamletit në tragjedinë e famshme referuar Linda Ramës).

‘‘Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë…është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të të dërgojë prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi.’’ –  shkruan Doda.

Zjarr Tv Ad