Ofensiva turke, kurdët marrëveshje me ushtrinë siriane

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad dhe forcat kurde në Siri kanë gjetur kompromis për t’iu kundërpërgjigjur ofensivës turke në vend. Ankaraja thekson se operacioni nuk ka për qëllim popullsinë kurde por vetëm celulat që ajo i cilëson terroriste dhe që kontrollojnë veriun e vendit.

Qeveria siriane ka dërguar trupa ushtarake në veri të vendit për t’i ardhur në ndihmë forcave kurde në kundërofensivën e tyre ndaj Turqisë.

Ushtria siriane është zotuar t’i bëjë ballë agresionit dhe të çlirojë të gjitha qytetet nga mercenarët turq.

Kurdët kanë thënë se kompromisi ishte i detyrueshëm për të ndalur gjenocidin ndaj popullsisë së vet.

Gjatë fundjavës, bombardimi i forcave demokratike siriane avancoi prezencën turke në territorin verior.

Mediet raportuan se shkëmbimi i zjarrit kërcënoi edhe sigurinë e një kampi ku strehoheshin rreth 12 mijë persona, përfshirë rreth 1 mijë gra dhe fëmijë të luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Mbi 850 prej tyre arritën të arratiseshin nga godina, por presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, i cilësoi raportimet lajme të rreme që synonin të provokonin Amerikën dhe shtetet e tjera perëndimore.

Homologu i tij amerikan, Donald Trump, apeloi Turqinë dhe kurdët të mos lejojnë arratisjen e xhihadistëve, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Europian të marrë përsipër luftëtarët e vet që luftuan për ISIS.

Operacioni “Pranvera e Paqes” sipas Ankarasë deri tani ka çuar në neutralizimin e mbi 550 forcave kurde por mësohet se janë vrarë edhe 50 civilë.

Agjencia humanitare e OKB-së informon se luftimet e 5 ditëve të fundit kanë detyruar deri 160 mijë qytetarë të braktisin banesat dhe numri pritet të rritet.

Zjarr Tv Ad