Ofertë marramendëse për Antonio Konten, mund të fitojë 15 milionë euro në sezon

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Totenhemi është kthyer përsëri mes pretendentëve në kampionatin anglez, por edhe konkurrues në Ligën e Kampioneve. Kaq ka mjaftuar që drejtuesit e klubit të mendojnë sa më parë të blindojnë Antonio Konten, të frikësuar nga zërat që e shohin atë pranë kthimit në Itali ku Juventusi e Interi herë pas here shfaqen të interesuar për të.

Sipas “Daily Mail”, kontrata që ai nënshkroi me klubin londinez përfundon në këtë verë dhe Totenhemi po bëhet gati që të mbyllë sa më shpejt rinovimin me të, duke i bërë një ofertë që vështirë se mund të refuzohet, që në javën e ardhshme pritet që palët të ulën në tavolinë e bisedimeve për të gjetur marrëveshjen e re.

I njëjti burim sqaron se Totenhemi është gati t’i ofrojë Kontes një kontratë afatgjatë, duke e paguar 15 milionë euro në sezon. Një ofertë e jashtëzakonshme që vështirë se mund të refuzohet nga tekniku italian i cili ka një klauzolë me të cilën mund të zgjasë kontratën ekzistuese. Por përfitimi i një rrogë të tillë do të favorizonte më shumë nënshkrimin e një marrëveshje të re. Megjithatë, paralel me këtë rrogë, mësohet se Konte do u kërkojë drejtuesve garanci për afrimin e objektivave të qartë në merkato, për të transformuar Totenhemin në klub që të rivalizojë për fitoren e Premier Ligës dhe për të shkuar rregullisht në fazat me eliminim direkt të turneve europianë.

Zjarr Tv Ad