Oficeri shqiptar bëhet hero në Amerikë, mbrojti kolegun e tij

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervis Onuzi është oficeri shqiptar që prej tre vitesh shërben në qytetin e Filadelfias në Amerikë, i cili është kthyer në hero dhe ka zënë faqet kryesore të mediave atje. Ai ka qenë në shërbim kur në lagjen “Frankford” është raportuar për të shtëna .

Bashkë me kolegët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aty janë ndeshur me të shtëna që drejtoheshin edhe ndaj tyre.Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 prillit dhe bilanci është një i vdekur, dy gra kalimtare të plagosur dhe oficeri shqiptar gjithashtu.

“Lufta” zgjati për rreth 90 minuta dhe Ervis Onuz, u qëllua me plumb në bark, teksa po përpiqej të mbronte një tjetër oficer. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Temple dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Më shumë se 70 kolegë të tij u mblodhën para spitalit dhe flisnin me kamer me të.

Shefi i policisë SEPTA, Thomas Nestel përgëzoi publikisht oficerin 28 vjeçar Shqipëria për guximin dhe trimërinë që kishte treguar në rrugë, për të mbrojtur kolegun e tij. Mediat dhe distriktet policore atje e konsiderojnë Ervis Onuzin si një hero.

Edhe zyrtarët lokalë në Filadelfia kanë vlerësuar veprimin heroik të 28 vjeçarit.

Zjarr Tv Ad