OFL iu kërkon burimet e pasurisë, katër të dënuarve nga Elbasani(EMRAT)

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit ka goditur sot në Elbasan, tek katër të denuar per krime si trafiku i drogës, shfrytëzimi i prostitucionit dhe vjedhje me armë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Zjarr Tv Ad