OFL ka dërguar vetëdeklarimin e pasurisë 7 tráfikantëve dhe kríminelëve në katër qytete të Shqipërisë(EMRAT)

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OFL i ka dërguar vetëdeklarimin e pasurisë 7 tráfikantëve dhe kríminelëve në katër qytete të Shqipërisë, të cilët janë identifikuar si: Nikollaq Sina, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi, Alket Rushiti, Laert Haxhiu.

Njoftimi i plotë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo ákuzuar për krím të organizuar apo kríme të rènda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penále “Tráfikim i lëndëve nárkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dènuar në Itali, për veprën pènale “Organizatë kríminale me qëllim tráfikimin ndërkombëtar të drògës”; S. B., me banim në Vlorë, i dènuar për veprën pènale “Vrásja me paramendim” e mbetur në tentativë”; E. G., me banim në Tiranë, i dènuar për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”

P. K., me banim në Fier, i dènuar për veprën pènale “Vrásja me paramendim”; A. R., me banim në Fier, i dènuar për veprën pènale “Tráfik i femrave për pròstitucion”; L. H., me banim në Lushnjë, i dènuar për veprat pènale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armèmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sèkuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad