OFL në Berat e Poliçan, u kërkon justifikimin e pasurisë katër shtetasve

0
88

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve në Berat dhe Poliçan të dënuar apo akuzuar për vepra të rënda penale si shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe kanosje për përvetësim pasurie.

Kërkesa për të justifikuar pasurinë u është nisur shtetasve si më poshtë:

-Myrteza Toto, banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

-Edison Bega, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim prostitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

-Donald Lavdari, banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”;

-Aleks Prifti, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.