OFL në Gjirokastër e Përmet, u kërkohet justifikimi i pasurisë 5 të dënuarve

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit zbarkoi këtë të enjte në Gjirokastër. OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 shtetasve të dënuar për vepra të rënda penale.

Konkretisht u kërkohet të justifikojnë pasurinë shtetasve si më poshtë:

– Krenar Skënduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Gentian Sinomema, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim;

– Adriatik Kanushi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

– Endrik Lluka, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

-Ervis Canka, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad