OFL shënjestron tre të dënuar nga Vlora…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit, i është drejtuar tre të dënuarve nga Vlora, duke iu kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë brenda 48 orëve.

OFL, u ka dërguar formularë shtetasve Saimir Rrapaj, Fotaq Zahari dhe Bexhet Alliaj, të d*ënuar për vepra të r*ënda p*enale.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo ak*uzuar për k-rim të organizuar apo k-rime të r*ënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
S. Rr., banues në Vlorë, i d*ënuar për veprën p*enale “V-rasja me paramendim”;
F. Z., banues në Vlorë, i d*ënuar për veprën penale “Rr*ëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”.

B. A., banues në Vlorë, i d*ënuar për veprën penale “T*rafikimi i nar*kotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL, është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për vendosjen e sekuestrove emergjente, mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga k-rimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit, të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL, do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale, si dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad