OFL u çon formularin tre të fortëve në Kavajë dhe në Lushnje (Emrat)

0
57

Forca e Ligjit i ka nisur formularin për deklarimin e pasurisë tri shtetasve, dy në Lushnje dhe një në Kavajë. Bëhet fjalë për shtetasit Aranit Arapi, Muhamet Demrozi dhe Shkëlzen Ahmetajn, të dènuar kryesisht për tráfik të narkòtikëve. Njoftimi i plotë: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:                  A.A., banues në Lushnjë, i dènuar për veprën pènale “Tráfikimi i narkòtikëve”, kryer në bashkëpunim; Sh. A., banues në Kavajë, i dènuar për veprën pènale “Tráfikimi i narkòtikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; M. D., banues në Kavajë, i dènuar për veprën pènale “Tráfikimi i narkòtikëve”, kryer në bashkëpunim”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.