OFL u dërgon formularë për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim tw Aktit për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. S., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

K. Xh., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

E. B. (alias E. L.), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad