OFL u dërgon formularin 4 personave, mes tyre edhe Endrit Dokles i bandës së Durrësit

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar me punën edhe ditën e sotme duke u dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave. Konkretisht OGL u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Endrit Dokle banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale; Hekuran Hoxha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; Fatbardha Hoxha, banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; Tedi Hoxha, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e nformacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad