OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurive 3 personave në Tiranë dhe Vlorë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon Operacioni Forca e Ligjit edhe ditën e sotme duke i dërguar formularin e deklarimit të pasurive 2 personave në Tiranë dhe Vlorë.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve::

-Orgest Balla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

-Endrit Qyqja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;

-Geno Lena, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad