Efektivët e Operacionit Forca e Ligjit, u kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave në Tiranë.
Personave që u është dërguar formulari janë:
– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;
– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.