OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve në Tiranë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë, 4 të dënuarve.

Konkretisht iu është kërkuar deklarimi i burimeve të pasurisë, të dënuarve:

Nderim Markola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Durim Dervishi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Kliton Nanushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

Ergys Mëcuku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad