Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Vlorës, ku u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë:
J. T., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
V. Sh. alias R. T., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
D. A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;
D. N., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme