Operacioni Forca e Ligjit u dërgon formularin e vetëdeklarimit të personave të dy të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike në Itali dhe Zvicër.
I pari është shtetasi Vangjel Zijaj, banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
I dyti Ervis Rapo, banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.