Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë apel turistëve që të drejtohen për çdo dyshim pranë qendrave shëndetësore të ngritura në zonat turistike.
Ajo thotë se në këto çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga Covid19.
“Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.
Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt”, shkruan Manastirliu.