Ministrja Ogerta Manastirliu, ka zbuluar emrat e mjekëve që i janë bashkuar sot Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke zëvendësuar Tritan Kalon dhe Najada Çomon.
Anëtarët e rinj janë: Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola.
Dhimitër Kraja, i cili është mjek në Infektiv, do të zëvendësojë Najada Çomon, ndërkohë që Ylli, do të zëvendësojë Kalon. Është parë e nevojshme që të shtohet dhe një anëtare e re në Komitet.
“Anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve të ftuar si kontributor në vazhdim në këtë komitet, duke filluar nga profesor Dhimitër Kraja. Dua të falenderoj profesoreshë Ermila Kolën, për pranimin e ftesës për të qenë anëtare e përhershme e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Profesor i asociuar Alban Ylli, do të jetë anëtar i përhershëm i Komitetit të Ekspertëve”, kështë është shprehur Manastirliu.