Dita e sotme, shënon ditën e katërt të vaksinimit masiv në vendin tonë. Gjatë një inspektimi në sheshin “Skëndërbej”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije s’e gjatë muajit Prill, do të vijnë dhe 20 mijë dozat e vaksinave nga Pfizer. Gjithashtu, Ministrja tha s’e brenda javës së parë të muajit që vjen, presim 7 mijë doza dhe në vijim doza të tjera.
Ndër të tjera, Manastirliu, ka theksuar se procesi po ecën me ritme të shpejta dhe vetëm në tre ditë në vendin tone, janë vaksinuar 50 mijë persona.
“Jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim nga Pfizer, që gjatë prillit të kemi rreth 20 mijë doza dhe brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para dhe në vijim dhe dozat e tjera, Gjithashtu në bazë të kontratës presim dhe dozat e vaksinës kineze nga kompania turke. Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë të shkëlqyer, vetëm në tre ditë kemi arritur në 50 mijë vaksinimi dhe ne tregojmë se kemi kapacitete që të rrisim sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu.