Ju do ta lini gjithçka në dorë të qytetarëve, kur do të ndryshojnë masat aktuale, a ka një kuotë të rasteve ditore që mund të bëjnë të ndryshohet situata?
Manastirliu: Sa i takon numrave apo situatës epidemiologjike që ne mund të na sillte një vendimmarrje të re, më lejoni të them që janë disa kritere që ne vlerësojmë, jo vetëm rritja e numrit të infektimeve, por edhe numri i personave të shtruar në spitale, dhe atyre që kanë nevojë për kujdes intesiv. Veç 550 shtretërve në spitale ne kemi dhe shtretërit në spitalet rajonale.
Janë 32% e kapaciteteve të terapisë intesive që janë ezauruar derimë tani. Vlerësohen të gjithë kriteret në mënyrë dinamike, siç ju thashë Komiteti i Ekspertëve është në ndjekje të vazhdueshme të rasteve. Ne nuk ka nevojë që të krahasohemi me Suedinë, ne e pamë vetë këtu sesi po respektoheshin masat dhe u dha një impakt në shifra konkrete.