OKB, i kërkon Uashingtonit të mbrojë refugjatët

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë që çdo person që largohet nga dhuna ose persekutimi, mund të marrë mbrojtje “pa pengesa”, tha agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR të premten, pak orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi një urdhër për kufizimin e të drejtave të azilit.

Shpallja e Trump do të pezullojë në mënyrë efektive dhënien e azilit për migrantët që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme, për një periudhë deri në 90 ditë. Prej të shtunës, kur të hyjë në fuqi, migrantët do të duhet të paraqiten në portet e hyrjes së SHBA-ve për t’u kualifikuar për azil.

Shumë nga njerëzit që po lëvizin në Amerikën Qendrore dhe në Meksikë, sot po ikin nga “dhuna kërcënuese për jetën apo persekutimi” dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, tha në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, nga Komisariati i Lartë për Refugjatë (UNHCR).

“UNHCR pret që të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të sigurojnë që çdo person që ka nevojë për mbrojtje të refugjatëve dhe asistencë humanitare, është në gjendje të marrë menjëherë dhe pa pengesa në përputhje me Protokollin e refugjatëve të vitit 1967, në të cilën Shtetet e Bashkuara janë palë”, tha agjencia, duke iu referuar një protokolli të Konventës së Refugjatëve të vitit 1951.

Ajo shtoi se “kapaciteti i pamjaftueshëm i pritjes së gjatë në portet zyrtare të hyrjes në kufirin jugor të SHBA” ishte duke shkaktuar vonesa të mëdha në Meksikën veriore, duke detyruar shumë kërkues të dëshpëruar për t’u kthyer te kontrabandistët dhe për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.

“Siguria kombëtare dhe pritja dinjitoze e refugjatëve dhe azil-kërkues nuk janë reciprokisht ekskluzive, por përkundrazi po përforcojnë,” tha ajo.

 

 

Zjarr Tv Ad