OKB raport për Shqipërinë: Problem buxheti i shëndetësisë, prioritete të qeverisë që do të kushtojnë 97 milionë dollarë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë ndër shtetet e Evropës Juglindore dhe në vitet e ardhshme planifikon t’i ulë më tej ato. Në kuadër të situatës me pandeminë, OKB ka përpiluar pesë prioritete për qeverinë shqiptare që do i kushtojnë të paktën 97 milionë dollarë.

Në kohën kur e gjithë bota mendon si të rimëkëmbet shpejt nga pandemia e koronavirusit të ri, qeveria shqiptare po e ul buxhetin për sektorin e shëndetësisë.

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për planin e Shqipërisë për rimëkëmbjen dhe reagimin socio-ekonomik ndaj kovidit-19 vëren me shqetësim rënien e burimeve financiare për kujdesin parësor në vitet që vijnë.

Në Shqipëri, shpenzimet publike si pjesë e prodhimit kombëtar për këtë sektor vlerësohen në 2,97%, shifër kjo më e ulëta sesa shumica e vendeve të Europës Juglindore, e parashikimet e qeverisë janë për një zbritje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022.

“Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese kur duhet rindërtuar dhe fuqizuar një sistem më i mirë shëndetësor. Projeksioni i OBSH-së për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tri vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë publike. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon rritjen e buxhetit me 25%.”

Pas mbërritjes së virusit të kovidit në Shqipëri më 8 mars, qeveria shqiptare reagoi me akte ligjore, me financa dhe logjistikë për të riorganizuar spitalet në ndihmë të pacientëve.

Këto fakte i rendit edhe OKB-ja por nuk lë pa përmendur kufizimet e mëdha që solli izolimi i gjatë i vendit këtë pranverë në punën e përditshme të shërbimit mjekësor.

Problem tjetër është edhe rialokimi që Këshilli i Ministrave i ka bërë dhjetëra milionë dollarëve fonde nga sektorë të tjerë të shëndetësisë për administrimin e pandemisë.

“Gjatë izolimit u prekën një numër i shërbimeve shëndetësore publike, duke krijuar ‘valë’ të mundshme të sëmundjeve që nuk lidhen me kovidin. Duhet vëmendje e posaçme për të rifilluar programet e imunizimit, të kontrollit të kancerit, menaxhimin e rasteve të pacientëve kronikë, pacientëve me HIV dhe tuberkuloz dhe programet e shëndetit publik.”

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se situata makroekonomike në Shqipëri mbetet e rrezikuar në shumë fronte që nuk lidhen me gjendjen e pandemisë, prej faktorëve si turizmi, tregu i brendshëm, plakja e popullsisë apo rikuperimi i dëmeve të tërmetit të vitit të kaluar.

Vetëm politikat e izolimit dhe distancimit social rrezikojnë punësimin e 100 mijë shqiptarëve.

Plani i OKB-së identifikon përforcimin e sistemit publik shëndetësor, mbrojtjen e të varfërve dhe uljen e pabarazisë sociale, krijimin e një ekonomie më fleksibël dhe të një shoqërie më të bashkuar si prioritete për rimëkëmbjen socio-ekonomike ndaj pandemisë së kovidit-19.

Zjarr Tv Ad