OKB:”Bota po përballet me një katastrofë gjeneratash për shkak të mbylljes së shkollave”

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi të martën se bota po përballet me një katastrofë gjeneratash për shkak të mbylljes së shkollave.

Ai tha se rikthimi i nxënësve në klasa të sigurta duhet të jetë një prioritet kryesor.

Për shkak të pandemisë, miliona fëmijë kanë mbetur pa mësim. Kreu i OKB tha se nga kjo situatë janë prekur të paktën 1 miliard nxënës në 160 vende.

“Ne jemi përballë një katastrofe gjeneratash, e cila mund të shkatërrojë potencialin njerëzor dhe do të minojë dekada të tëra progres,” tha Guterres, duke theksuar se kjo situatë do të thellojë pabarazitë.

“Pasi transmetimet lokale të Covid-19 të vendosen nën kontroll, rikthimi i nxënësve në shkollë në mënyrën sa më të sigurt të mundshme duhet të jetë prioriteti kryesor,” tha ai.

“Konsultimi me prindërit, mësuesit, kujdestarët dhe të rinjtë duhet të jetë themelor”.

Zjarr Tv Ad