OLF u dërgon formularin e vetëdeklarimin 4 personave në Shkodër dhe Durrës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vijuar edhe sot Operacioni Forca e Ligjit, ku i janë dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve.

Konkretisht formulari u është dërguar shtetasve:

– Erogen Brajoviç, banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi;

– Denis Brajoviç, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

– Saimir Gjepali, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;

– Alket Hatija, banues në Durrës, i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad