Olsian Çela raporton në KLP: Vettingu na la pa prokurorë! Nuk kemi as oficerë, kërkuam 250 OPGJ dhe u emëruan vetëm 25

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeprokurori Olsian Çela është duke raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2021. Në fjalën e tij, Çela është ndalur te mungesa e stafit, kryesisht e prokurorëve dhe oficerëve.

Para kolegëve të tij, anëtarë të KLP-së, kryeprokurori i Shqipërisë është shprehur se në sistemin e akuzës në gjithë vendin mungojnë 116 prokurorë. Sipas tij, “djegia” e prokurorëve në vetting ka shkaktuar këtë boshllëk.

Gjithashtu, ai është shprehur se është kërkuar dhe një rritje e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore. Nga 225 OPGJ që kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme, janë emëruar vetëm 25.

“Viti i pandemisë krijoi probleme në sistemin e prokurorisë edhe vettingu ka krijuar shumë probleme me vakancat. Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave. Përgjatë vitit 2021, mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25”, tha Çela ndër të tjera.

Kryeprokurori sqaroi se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier, ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

“Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %, etj,  ndërsa përformanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%”.

Zjarr Tv Ad