Olta Gixhari është padyshim një nga aktoret më të sukseshme të Teatrit të Kinemasë, e po ashtu një prej figurave publike më të ndjekura.
Mediat kanë shkruar shpesh për jetën private të Olta Gixharit herë duke u bazuar në situata të vërteta, e herë duke ngritur aludime.
Momentalisht, Olta nuk është në një lidhje, është në “kërkim”, siç ajo e ka quajtur dhe e ftuar në emisionin“Thumb” ka rrëfyer se ajo i zgjedh me kujdes partnerët e saj.
“Unë kam patur një histori jo me një djalë që punonte kamarier por që vinte nga një familje shumë e thjeshtë. Ia dilnim të dy ne domethënë. Me një njeri që nuk ka ambicje nuk rri dot, sepse ti lë xhepat bosh, apo me një njeri që i ka dhënë babi një makinë të bukur dhe rri kot. Nëse unë kam një mashkull të tillë i bie që ta shkel me këmbë.”- është shprehur Olta duke shtuar se më mirë të jetë vetëm sesa të ketë në krah një mashkull me të cilin nuk do arrinte të kuptohej.