Potenciali që paraqet Ballkani i Hapur, është një nga avantazhet më të mëdha që Rajoni mund të ofrojë. Kështu u shpreh Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë një aktiviteti ditën e sot në Tiranë.
Sipas saj, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, kanë shërbyer përherë si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, e cila kur ka funksionuar si e tillë rajoni ka njohur zhvillim.
“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor si një i tërë duan që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri në fakt, mbështetja për integrimin evropian është në nivele që sot janë të paimagjinueshme për çdo vend anëtar. Dhe sigurisht që jemi duke punuar fort, për të bërë gjithçka për të ngushtuar hendekun e zhvillimit, modernizimit, sundimit të ligjit që na ndan nga BE. Është bërë vërtet shumë punë dhe shumë progres, të cilat janë njohur sot edhe nga ato që ishin dikur shtetet më skeptike kundrejt arritjeve të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor. Pra, ajo që ka ndryshuar, nuk është dëshira dhe përkushtimi jonë ndaj ëndrrës evropiane. Ajo që ka ndryshuar është që ne kemi kuptuar që nuk mund të presim më vetëm nga BE dhe që paradigma që ka përkufizuar raportin tonë me BE duhet të ndryshojë”, tha Xhaçka”, u shpreh Xhaçka